Home Sporti Lionel Messi ...

Lionel Messi vuan largimin nga Barcelona

163
0

Ikja e Lionel Messit ka bërë që punët për Barcelonën të shkojnë keq e më keq, por as ylli argjentinas nuk po shkëlqen në nivelin e pritshmërive të Paris Saint Germain, pasi shifrat konfirmojnë një periudhë të vështirë përshtatjeje.

Kur flitet për një lojtar si ai, alarmi ndizet nëse kalon dy ndeshje pa shënuar, megjithatë ylli argjentinas ka gjetur vetëm një herë rrjetën në kampionat, në 865 minuta lojë, duke konfirmuar se përshtatja nuk ka qenë aspak e lehtë.

Sigurisht në kampionat Messi vijon të bëjë mirë, pasi ka shënuar 5 gola në po kaq ndeshje, ndërsa në kampionat nuk ka gjetur rrjetën asnjëherë në pesë ndeshjet e fundit, të cilat i ka nisur gjithmonë si titullar.

Ai nuk shënon në ndeshjet në transfertë prej 7 muajsh, pasi herën e fundit shënonte më 11 maj në një barazim spektakolar 3-3 në përballjen Levante-Barcelona. Të gjithë golat e Messit janë shënuar në ndeshjet që klubet e tij i kanë luajtur si pritëse, përfshi edhe ata në Champions League me Paris Saint Germain.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit