Home Bota Lirohet pas 2...

Lirohet pas 25 vitesh burg, krahu i djathtë i Toto Riinës, organizoi ekzekutimin e Kryeprokurorit Giovanni Falcone

19
0

Giovanni Brusca, i njohur si krahu i djathtë i ish-bosit të “Cosa Nostra”-s, Toto Rina është liruar nga qelitë e burgut pas 25 vjetësh.

Brusca ka dalë nga burgu në moshën 64 vjeçare, ndërkohë që ai u bë bashkëpunëtor i drejtësisë, duke pranuar shumë prej vrasjeve, ku më e bujshme ishte pjesëmarrja e tij në masakrën e Capaci-t, ku u ekzekutua kryeprokurori i Antimafias Giovanni Falcone.

Mediat italiene raportojnë se Giovanni Brusca la qelinë e burgut të Rebibbias në Romë, 45 ditë para se t’i përfundonte dënimi.

Apeli i Milanos ka vendosur që për 4 vite të jetë nën liri me kusht. Giovanni Brusca më 23 maj 1992, ishte në krye të aksionit të vënies së bombës në autostradën siçiliane në afërsi të qytezës së Capacit, u vra Prokurori i Antimafias, Giovanni Falcone, bashkëshortja e tij Francesca Morvillo dhe tre truproje të tij.

Po ashtu vetë Giovanni Brusca ka pranuar  autorësinë e  vrasjes së 11- vjeçarit, Giuseppe Di Matteo, djali i Santino Di Matteo, ish-mafiozi që vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë.  Djali i ish-mafiozit të penduar u mbyt me litar dhe trupi i tij u shkri në acid.

Giovanni Brusca u arrestua më 20 maj të vitit 1996 dhe vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë italiane, duke rrëfyer krimet e mafies siçiliane në Romë dhe Firenze pas viteve ’90.

Rrëfimet e tij shërbyen në ekzekutimin e mjaft operacioneve të Antimafias, si dhe për hetimet e mega-procesit në Itali, i quajtur, shteti kundër mafies. Dëshmitë e  Bruscës, sollën lehtësimin e dënimit, duke përfituar dhe nga një klauzolë speciale, si i konsideruar “bashkëpunëtor i besueshëm i drejtësisë”.

KRITIKAT E FORTA

Qëndrime kritike ka pasur nga familjarët e viktimave si edhe nga politika italiane, e cila e ka konsideruar të papranueshme lënien të lirë të një personi që gjatë jetës së tij ka kryer vrasje makabre.

“Teknikisht e pashmangshme dalja e tij nga burgu, por moralisht e papranueshme”, – është komenti i bërë nga ministrja për Jugun e Italisë, Mara Carfagna. “Nuk është kjo drejtësia që meritojnë italianët”, shkruan lideri i Lega Nord, Matteo Salvini.

“Lënia e lirë e një individi të tillë është një fyerje për viktimat e mafies dhe ndaj atyre që çdo ditë janë në vijën e frontit kundër krimit të organizuar. Ky lajm është një disfatë dhe një turp për Italinë”, – janë fjalët e lideres së partisë Fratelli D’Italia, Giorgia Meloni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit