Home Sporti Liverpooli mu...

Liverpooli mund Arsenalin dhe shkon -1 nga City, Tottenham rigjen fitoren (VIDEO)

112
0

Liverpooli merr një fitore të madhe 2-0 ndaj Arsenalit dhe tashmë është vetëm 1 pikë larg nga Manchester City kryesues. Skuadra e Jurgen Klopp nuk shënoi dot në fraksionin e parë, por në pjesën e dytë Diogo Joita zhbllokoi shifrat në minutën e 54-t, ndërkohë që 8 minuta më pas do të ishte Firmino që do të dyfishonte shifrat. Arsenali nuk arriti që të reagonte, ndërkohë që The Reds do të administronin më së miri ndeshjen.

Tottenhami rikthehet te fitorja në Premier League pas humbjes ndaj Manchester United në “Old Traford”. Skuadra e Antonio Contes triumfoi 0-2 në fushën e Brightonit dhe ngjitet në vendin e shtatë në kuotën e 48 pikëve.  Romero zhbllokoi takimin në minutën e 37-të, i shërbyer nga Kulusevski, ndërsa golin e sigurisë për skuadrën londineze e realizoi Harry Kane në minutën e 57-të pas pasimit të marrë nga Bentacour.


LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit