Home Aktualitet Liverpooli sh...

Liverpooli shkatërron me “poker” Chelsea-n, fitojnë dhe City e Tottenham

216
0

Liverpool shkatërroi sonte Chelsea-n me rezultatin 4-1, një ndeshje që u dominua nga skuadra e Jurgen Klopp. Të kuqtë hapen rezultatin me Jota, ndërsa i riu Bradley dyfishoi. Goli i trete erdhi me Szobolszai pas një goditje të bukur me kokë.

Nkunku shkurtoi shifrat në 3-1 dhe me pas kërkoi penallti për një faull nga Van Dijk, por arbitri e konsideroi si të rregullt. Në fund, erdhi edhe goli i Luiz Diaz. Armando Broja e ndoqi ndeshjen nga stoli, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë nga Pochettino.

Manchester City fitoi 3-1 ndaj Burnley-t në “Etihad”, sfidë ku skuadra e Pep Guardiolës shënoi dy gola në pjesën e parë. Julian Alvarez dërgoi dy herë topin në rrjetën kundërshtare brenda gjashtë minutave.

Sapo nisi pjesa e dytë dytë, një goditje e bukur e Rodrit dërgoi rezultatin në 3-0. Skuadra e drejtuar nga belgu Kompany realizoi golin e nderit në minutat shtesë me anë të Ameen Al Dakhil.

Tottenham fitoi 3-2 ndaj Brentfordit. Destiny Udogie, Brennan Johnson dhe Richarlison realizuan tre gola për përmbysjen e rezultatit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit