Home Sporti Lojërat Paral...

Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022, përjashtohen atletët rusë dhe bjellorusë

69
0

Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik ka përjashtuar atletët rusë dhe bjellorusë nga Lojërat Dimërore Paralimpike të Pekinit 2022, të cilat fillojnë të premten. Nga ky vendim, do të preken 83 atletë nga të dyja vendet.

“Ne besojmë shumë se sporti dhe politika nuk duhet të përzihen. Megjithatë, lufta tani ka ardhur në këto Lojëra dhe prapa skenave shumë qeveri po ndikojnë në ngjarjen tonë të dashur”, tha Presidenti i IPC Andrew Parsons në një deklaratë.

Sipas tij, komitetet Paralimpike nga shumë vende kishin kërcënuar se nuk do të konkurronin, nëse atletët rusë dhe bjellorusë do të merrnin pjesë.

“Për atletët nga vendet e prekura, na vjen shumë keq që jeni prekur nga vendimet që qeveritë tuaja morën javën e kaluar, për shkeljen e armëpushimit olimpik. Ju jeni viktima të veprimeve të qeverive tuaja”, tha Parsons.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit