Home Sporti Lojtarët që k...

Lojtarët që kanë përshkruar më shumë kilometra në Seria A, Ramadani është i dyti

57
0

Ylber Ramadani ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Kombëtaren tonë në suksesin 3-0 ndaj Republikës Çeke, ndërkohë që u la pushim për sfidën miqësore kundër Bullgarisë. Mesfushori që aktivizohet në Seria A te Lecce, po kalon një sezon shumë të mirë.

Sipas statistikave, ai është lojtari i dytë që ka mesataren më të lart të të kilometrave të përshkruara në Seria A. Me një mesatare prej 12,294 km, Ramadani është një “maratonomak” i vërtetë në një nga kampionatet më prestigjioze në botë.

Edhe pse është sezoni i parë, mesfushori shqiptar është integruar mjaft mirë në ekipin italian, por duke sakrifikuar jo pak energji gjatë ndeshjeve. Në vendin e parë në Seria A për mesataren e kilometrave që ka përshkruar është Lews Ferguson, me 12,394 km. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit