Home Aktualitet Luçiano Boçi:...

Luçiano Boçi: Aksioni i opozitës po jep rezultate konkrete

14
0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, gjatë një interviste televizive, ka komentuar aksionin opozitar dhe sjelljen e qeverisë në shkelje të Kushtetutës.

Ai ka folur edhe për reformën zgjedhore dhe vulën e Partisë Demokratike.

Ndër të tjera, Boçi shprehet se “çështja e vulës, është çështje politike sepse është Rama ai që e komandon drejtësinë, është e faktuar një gjë ë tillë edhe në artikulimet e fundit. Është Rama ai që mban peng Gjykatën e Lartë”.

Gjithashtu, ai theksoi se “ne jemi në sundimin e një regjimi dhe prandaj duhen këto aksione dhe kjo pjesë e trysnisë ndërkombëtare. Pra, mos të dalim që kemi një negociatë për vulën, në këtë konkluzion, as fare ta artikulojmë”.

Luçiano Boçi: “Nuk është çështje juridike çështja e vulës, është çështje politike sepse është Rama ai që e komandon drejtësinë, është e faktuar një gjë ë tillë edhe në artikulimet e fundit. Është Rama ai që mban peng Gjykatën e Lartë. Është ai që e komandon atë që të marrë vendime absurde siç është rasti i fundit për 21 Janarin dhe rasti i parafundit për mosdaljen e argumentimit për vendimin e Gjykatës së Lartë për vulën e Partisë Demokratike.

Por kjo gjë megjithëse është politike, unë nuk mendoj që kërkon negociata. Kjo kërkon drejtësi politike. Dhe drejtësia politike kërkohet të trysnohet dhe realizohet me anë të aksionit politik që po jep rezultatet e tij, dhe me anë të presionit të faktorit ndërkombëtar, që duam s’duam ne, është e vertetë ka një rol dhe një peshë në jetën poltike shqiptare. Nuk është se kjo tregon se demokracia jonë është performante.

Kjo tregon se demokracia jonë është tepër e çalë. Madje me argumentimet dhe faktet ne nuk jemi fare demokraci as elektorale, as institucionale. Ne jemi në sundimin e një regjimi dhe prandaj duhen këto aksione dhe kjo pjesë e trysnisë ndërkombëtare. Pra, mos të dalim që kemi një negociatë për vulën, në këtë konkluzion, as fare ta artikulojmë. Është një e drejtë që na takon ne dhe që ne duhet ta marrim në kohën dhe në momentin e duhur, bashkangjitur me ecurinë e reformës zgjedhore, sepse sigurisht që koha është shumë e ngushtë, duhet edhe regjistrimi.

Marrja e masave për vizionin, programin, organizimi politik i partisë, por edhe pjesa e komisioneve është pjesë e luftës politike, betejës politike. Pjesë e fushatës politike, duhet shndërruar në një mekanizëm fushate, pikërisht demaskimi i aferave korruptive. Sepse nuk mjaftojnë artikulimet përgjatë fushatës që kjo qeveri është e korruptuar sepse ngelemi vetëm në fushën e ligjërimet. Duhet të kapërcejmë ligjërimin në fushën e fakteve dhe komisionet do na ndihmojnë ne, jo në radhë të parë ne, opinionin publik qytetar, që të faktojë dhe të prekë qartazi sesi paratë e tyre janë hedhur në erë duke ikur nga shërbimi ndaj tyre në xhepat e qeveritarëve dhe të pushtetarëve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit