Home Aktualitet ”Lufta&...

”Lufta” në PD, Bardhi-Agalliut: Ta ka mësuar Luli kushtetutën, mbaj vendin tënd

40
0

Nuk ka qetësi në PD-në e përçarë. Sherr edhe në Kuvendin e Shqipërisë ku duhet që të diksutojnë hallet e popullit, por që po merren me problemet e tyre. Gjithçka nisi pas njoftimit nga ana e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla se Flutura Açka do të jetë në krye të grupit parlamentar të PD-së zyrtare.

Gazment Bardhi i cili thotë se është ai kreu i grupit të PD-së, tha se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka ndryshuar listën e diskutimeve. Ndërkohë Nikolla njoftoi kryesinë e re të PD, Bardhi i tha “Na i ke sjellë në parlament për të na provokuar”.

Bardhi tha se Nikolla i është shprehur ka 10 ditë që pret konsulencën juridike, por e ironizoi duke i thënë se po e bën me nënkryetarin e parlamentit, deputeten e PS-se, Ermonela Felajn. Kurse Nikolla e këshillloi që të mos rrijë tek vrima e çelësit. Bardhi i tha që të pres atë si kryetar grupi dhe jo lloj lloj zari në zyrë.

Gjatë repikave, deputeti i pozicionuar krah Bashës, Arbi Agalliu tha se duhet zbatuar ligji, por Gazment Bardhi e ironizoi, duke i thënë “Luli ta ka mësuar Kushtetutën”. Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, duke u tallur me matematikën e Lulzim Bashës, tha se ai ka veç 7 deputetë, dhe grupi tjetër ka 49.

Po ashtu Basha ka ndryshuar edhe përbërjen e grupit parlamentar, ku nënkryetar tjetër do të jetë Kreshnik Çollaku. Sakaq, Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri do të kenë të njëjtin pozicion si më parë. /R.Shtylla/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit