Home Aktualitet Lufta për shk...

Lufta për shkatërrimin e ISIS, Xhaçka e pranishme në takimin e Ministrave të Jashtëm

8
0

Në Romë këtë të hënë do të mbahet takimi i Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global në lidhje me shkatërrimin e Daesh/ISIS, ku Shqipëria përfaqësohet në ministerial nga delegacioni, kryesuar nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në ministerial i pranishëm edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken. Takimi i ministrave të jashtëm të Koalicionit Global, i pari pas konstituimit të adminisratës Biden.

Italia do të presë dhe bashkëkryesojë me Shtetet e Bashkuara takimin Ministror Plenar të Koalicionit Global për të Mposhtur Daesh / ISIS në 28 Qershor, në Romë.

Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për 83 anëtarët e Koalicionit, më shumë se gjysma e të cilëve do të marrin pjesë në nivelin Ministror, ​​dy vjet nga takimi i fundit me format të plotë. Ky takim është gjithashtu një njohje e përpjekjeve të Italisë në luftën kundër grupit terrorist, si në sferën ushtarake dhe civile.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit