Home Aktualitet Lufta Rusi-Uk...

Lufta Rusi-Ukrainë, 7 mijë shqiptarë në rrezik

990
0

Lajmet për tensionet e zjarrta mes Rusisë dhe Ukrainës kanë ”pushtuar” mediat botërore. Kudo shkruhet dhe raportohet për lëvizije, negociata dhe trupa ushtarake që nga mbarë BE-ja po zbarkojnë në Ukrainë. Edhe Shqipëria është e përfshirë në këtë situatë. Konsulli i nderit i Ukrainës në Shqipëri, Bledi Bajraktari, thotë se në Ukrainë dhe jo vetëm, është krijuar një gjendje paniku, edhe pse popullsia vendase është mësuar me këtë situatë.

”Çdo gjë mund të ndodhë, por jeta vazhdon, çdo gjë funksionon normal. Zhvillimet janë shqetësuese, por gjërat gjatë kohës do të normalizohen, përmes përpjekjeve diplomatike. Shpresojmë të mos ndodhë ndërhyrja ushtarake, mund ta quajmë katastrofike deri diku. Rusia është ndër bashkëpunëtorët kryesorë të NATO-s, në arenën ndërkombëtare. Ukraina kërkon të marrë tashmë pavarësinë që i takon, të cilën e shpallur prej 30 vitesh tashmë, por ndikimi rus e ngadalëson këtë”, tha Bajraktari në Ditarin e A2 CNN.

Në Ukrainë jetojnë mijëra shqiptarë dhe ata janë në rrezik serioz nëse nis lufta. Ndryshe nga SHBA-ja, e cila ka evakuuar shtetasit e saj në ambasadën atje, shteti shqiptar nuk është prononcuar ende. Por vetë shqiparët, shprehen se nuk ndihen të kërcënuar. ”Janë rreth 5-7 mijë shqiptarë që kanë ikur prej vitesh atje. Ata janë në zonë të rrezikuar, sepse janë në zonën e Odesës, një nga zonat ku mund të hyjë Rusia. Nuk mendojnë të largohen, e kanë jetën e tyre të lidhur me Ukrainën”.

Rrënjët e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës janë të thella. Moska nuk pranon pavarësinë e Kievit. Nën presidentin Putin u krijua kriza e parë e madhe diplomatike mes Moskës dhe Kievit. Më 2008 ish-presidenti i SHBA-së George Bush, u përpoq t’i afronte në NATO Ukrainën dhe Gjerogjinë duke i pranuar në një program zyrtar përgatitor. Putini protestoi.  Që nga dhjetori 2021 presidenti i Rusisë, Putin, i kërkon hapur SHBA-së që Ukraina të mos hyjë asnjëherë në NATO dhe të mos marrë ndihma ushtarake. NATO e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.

Rusia e sheh hyrjen e Ukrainës në NATO si një kërcënim për të. Që nga 15 shkurti 2020, më shumë se 4.100 ushtarë ukrainas dhe 5.650 separatistë pro-rusë si dhe mbi 13.000 civilë janë vrarë gjatë përleshjeve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit