Home Aktualitet Majlinda Breg...

Majlinda Bregu apo Ardian Dvorani do të jetë Presidenti i Shqipërisë?

746
0

Nga Daniel Muçaku-

Me sa duket PS-ja ndodhet mes dy emrave si kandidatë për President. Ata janë Majlinda Bregu dhe Ardian Dvorani.

Në të vertetë zgjedhja këtë herë do të ishte brilante nëse kryeministri do të zgjidhte një grua si Presidente Republike, pasi do ti jepte tjetër imazh tjetër presidencës mashkullore që kur ka funksionuar ky institucion.

Debatet po ziejnë se a duhet Majlinda Bregu apo Ardian Dvorani, pasi PS-ja te këto dy emra po sillet për ti votuar. Publiku duket hapur se është pro Majlinda Bregut, pasi ka sharm, eksperiencë politike, raporte ekselente me Bashkimin Europian dhe një ndër demokratët më VIP. Me këtë zgjedhje, pra me Majlinda Bregun, mazhoranca do të jepte mesazhin se nuk po kap çdo institucion në Shqipëri. Dhe realisht me zgjedhjen e Majlinda Bregut presidenca nuk do të shikohej si vegël e kryeministrit.

Ndërsa nëse PS-ja voton Ardian Dvoranin duket hapur se zgjidhet për inat të Ilir Metës dhe si njeri që PS-ja e përdori në qëllimet e saj gjatë reformës në drejtësi.

Pra me Dvoranin PS-ja e merr edhe presidencën. Ndërkohë flitet edhe për Përparim Kalon, aktualisht gjyqtar në gjykatën kushtetuese, por duket me shanse të vogla.

Ardian Dvorani ka dekoratë amerikane, kurse Majlinda Bregu mbetet ikonë europiane. Nuk dihet se si do të zgjedhë kyeministri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit