Home Aktualitet Makina përpla...

Makina përplaset me motorin e Policisë në Tiranë

164
0

Një automjet është përplasur me një motor të Policisë në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”. Sipas Policisë nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektori dhe pasagjeri që ndodhej me të, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.06.2023, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motomjetin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll.

Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit