Home Sporti “Makineri gol...

“Makineri golash”, Lewandowski shënon prej 18 ndeshjesh rresht me Bayernin

63
0

Robert Lewandowski po kalon një formë të jashtëzakonshme, teksa mbrëmjen e djeshme shënoi dopietë në fitoren 3-0 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”. Sulmuesi polak po vijon një ecuri të jashtëzakonshme, pasi që nga 15 shkurti nuk është ndalur kurrë së shënuari me kampionët e Gjermanisë.

Që nga ndeshja e Bundesligës kundër Arminia Bielefeld, Lewa nuk është ndalur kurrë së shënuari. Sa herë që ka dalë në fushë me fanellën e Bayernit, ai ka shënuar gjithmonë, në total 29 në 18 ndeshjet e fundit. Gjatë kësaj periudhë i është dashur të ndalet një muaj për shkak dëmtimi.

Polaku 23 gola në Bundesligë, 4 gola në Ligën e Kampionëve dhe 2 gola në Superkupën Gjermane. Numra të frikshëm që e bëjnë një kandidat potencial edhe për “Topin e Artë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit