Home Sporti Maldini: Jemi...

Maldini: Jemi pranë marrëveshjes për rinovimin e Leao-s

58
0

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini ka dhënë një intervistë për mediat italiani ku ka folur për disa çështje, teksa në qendër të vëmendjes ishte rinovimi i kontratës së Leos.

“Mendoj se kemi shanse të mira për të arritur një marrëveshje rinovimi me Rafael Leaon për një kontratë të re për ta mbajtur atë këtu në Milano. Leao e di se ky klub është më i miri për rritjen e tij.

Ai është i mrekullueshëm për Milanin dhe e ka kuptuar se  më e mira për të ardhmen e tij është këtu. Mendoj se marrëveshja e re është e mundur. Nuk më interesojnë thashethemet, e rëndësishme është çfarë Rafa na thotë ne,

Kampionët e Italisë po punojnë për rinovimin e kontratës të yllit të ekipi, megjithatë duket shumë e vështirë pavarësisht se dëshira e portugezit është për të qëndruar te Milani.

Problemi kryesor është pagesa e borxhit që portugezi i detyrohet Sportingut, ish klubit të tij. Sipas mediave italiane, Leao kërkon që një pjesë të madhe të borxhit ta paguaj Milani dhe gjithashtu një kontratë të re me shtatë milionë euro në sezon, ndërkohë që Milani ka arritur deri në 6 milionë euro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit