Home Sporti Manaj sfidon ...

Manaj sfidon si titullar Interin, që e bëri të njohur në futbollin italian

72
0

Interi do të hapë javën e 33-të në Seria A në transfertën ndaj Spezias, atje ku aktivizohet edhe Rey Manaj. Sulmuesi i Kombëtares sonë do ta nisë duelin nga minuta e parë në majën e sulmit, i mbështetur nga Kovalenko dhe Gyasi. Me shumë mundësi ai nuk do të festojë nëse do të ketë shansin për të tundur rrjetën e Handanovic.

Interi ndërkohë do të luajë me vendosjen e zakonshme, 3-5-2, teksa është konfirmuar dyshja e sulmit, Correa-Dzeko. Lautaro Martinez do ta nisë sfidën nga stoli, ndërkohë që në mesfushë nuk ka asnjë ndryshim, me Dumfries dhe Perisic që do të aktivizohen në krahë. D’Ambrosio në mbrojtje do të zërë vendin e de Vrij. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit