Home Aktualitet Manastirliu: ...

Manastirliu: 60 mjekë të rinj specialistë u bashkohen spitaleve rajonale dhe bashkiake

61
0

60 mjekë të rinj specialistë, në specialitete si, kirurgë, pediatër, anestezistë, neurologë, kardiologë e specialitete të tjera, me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë, i bashkohen ekipeve të spitaleve rajonale e bashkiake, duke plotësuar nevojat për shërbim të specializuar për qytetarët afër vendbanimit.

Në ceremoninë e emërimit të tyre të organizuar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrja Ogerta Manastirliu, u shpreh se, investimet në spitalet rajonale, do t’i ndihmojnë mjekët e rinj në ushtrimin e profesionit të tyre, për të ofruar shërbime të specializuara sipas standardeve.

“60 mjekë specialistë do t’i atashohen për një periudhë 3-vjeçare spitaleve tona rajonale dhe bashkiake, për të ofruar shërbimin e tyre klinik, aty ku vendi ka nevojë. Pesë vite më parë dukej si një ëndërr e bukur, kur do të ishte përfundimi i ciklit të parë të specializimeve që u rihapën në vitin 2014 pas 4 vite mungesë të specialistëve, 4 vite të cilat vërtetë e gjymtuan sistemin, e lanë sistemin shumë të brishtë, sepse shumë specialitete në spitalet tona rajonale nuk ishin më të pranishme dhe qytetarët detyroheshin që shërbimet shëndetësore t’i merrnin vetëm në Tiranë. Eshtë një kapitull i ri në librin e madh të eksepriencës tuaj ky që do të hapni tani, e teksa do të shkoni dhe do të atashoheni në spitalet tona rajonale dhe bashkiake, do të vlerësoni nga afër edhe transformimet që kanë ndodhur dhe do të mundet të ofroni gjithashtu një mbështetje për kolegët tuaj aty dhe do të jeni të parët në fronit e madh të kujdesit ndaj qytetarëve, pikërisht aty ku vendi ka nevojë”,- nënvizoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu foli edhe për rritjen e pagave si një motivim financiar për të gjithë mjekët e rinj specialistë, teksa u shpreh se rritja e targetuar do vijojë edhe në 2024 për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit