Home Sporti Mancini zbulo...

Mancini zbulon 3 ekipet që janë favorite për të fituar Seria A

195
0

Roberto Mancini ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” në të cilën ka folur edhe për kampionatin italian dhe luftën për titull në sezonin e ri.

“Milan, Inter dhe Juventus janë përpara të gjithëve. Më pas shikoj Roma-n dhe Napoli-n. Futbolli i vërtetë nuk ka filluar akoma, por vera e kuqezinjve ka përcjellë sinjale shumë të mirë.

Kanë Leao që mund të rritet akoma shumë, dhe e njëjta gjë vlen për Tonali-n. Për të dy do të jetë sezoni vendimtar. Zikaltrit kanë gjithmonë të njëjtën mbrojtje dhe 3 pikët do të sjellin më shumë përqendrim, ndërsa Lukaku bën diferencën në Itali.

Për më tepër, nëse Gosens bën Gosens-in, Inter nuk humb shumë. Unë shikoj Bastoni-n, që mund të bëhet një mbrojtës i madh, por duhet të punojë. Duhet të jetë një sezon i rëndësishëm për të”, deklaroi Mancini.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit