Home Aktualitet Mandati i tre...

Mandati i tretë, regjia e PS-së e stilit ERTV merr drejtimin e Kuvendit, nga shtatori nuk do të lejohen më gazetarët në komisione

8
0

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka vendosur që duke filluar prej Shtatorit, që shënon dhe fillimin e mandatit të tretë qeverisës për mazhorancën socialiste, nuk do të lejohen më gazetarët të hyjnë në aktivitetet parlamentare.

Një vendim ky që shënon marrjen e regjisë së institucionit të vetëm të ngelur jashtë tentakulave të kontrollit audioviziv qeveritar

Videot e mbledhjeve të komisioneve parlamentare do të regjistrohen nga vetë Kuvendi, dhe do të transmetohen të prodhuara prej tyre, ngjashëm si në ERTV-në që përdor kryeministri.

Ky vendim nxjerrë jashtë loje gazetarët dhe kamerat e televizioneve, të cilët nuk do të lehjohen për të qenë në ambientet e sallave të komisioneve parlamentare.

Gazetarët do të izolohen në një sallë, nga ku dhe do të ndjekin përmes regjisë së Kuvendit atë çfarë ndodh në komisione, duke cënuar në këtë mënyrë transparencën e plotë të atyre të cilët ndërrmarin nisma ligjore për jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Byroja e Kuvendit i ka marrë këto vendime pa asnjë konsulencë dhe në mënyrë arbitrare, duke e bërë legjislativin një regji të orkestruar nga partia në pushtet, pa asnjë ndërveprim me pushtetin e katërt që siguron transparencë për qytetarët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit