Home Aktualitet Manjani lexon...

Manjani lexon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Listat i mbyll me 100%

139
0

Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën për të shfuqizuar nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit. Kërkesa për shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, që u pranua pjesërisht si e papajtueshme me Kushtetutën. Por ish-ministri i Drejtësisë, një nga njohësit më të mirë të ligjeve, Ylli Manjani thotë se ka ndodhur e kundërta. Për të, listat janë mbyllur 100%.

”Deri tani dimë se Gjykata ka shfuqizuar pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor. Ai nen ka edhe 3 paragrafë të tjerë që nëse lexohen pa pikën 3, del që listat nuk janë të hapura 100%, siç nxitojnë komentuesit publike. Përkundrazi heqja e pikës 3, I MBYLL listat me 100%. Ja pra një gabim që bëhet nga leximi i cunguar. Gabimi i dytë i madh është tendenca për ta zbatuar këtë vendim mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Është gabim ky arsyetim sepse ne ende nuk e dimë vullnetin e Gjykatës për ti dhënë apo jo fuqi prapavepruese vendimit të saj”,-shkruan Manjani.

Postimi i plotë

Në përgjigje të interesit të gazetarëve për çështjen e vendimit ende të paarsyetuar të Gjykatës Kushtetuese për nenin 163.3 të Kodit Zgjedhor.
******
Nuk është profesionalisht korrekt të komentohet një vendim ende i pa arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese. Gabimi në koment mund të jetë shumë i madh, nëse nisemi thjesht nga dispozitivi i vendimit. Deri tani dimë se Gjykata ka shfuqizuar pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor.

Por ai nen ka edhe 3 paragrafë të tjerë që nëse lexohen pa pikën 3, del që listat nuk janë të hapura 100%, siç nxitojnë komentuesit publike. Përkundrazi heqja e pikës 3, I MBYLL listat me 100%. Ja pra një gabim që bëhet nga leximi i cunguar.

Gabimi i dytë i madh është tendenca për ta zbatuar këtë vendim mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Është gabim ky arsyetim sepse ne ende nuk e dimë vullnetin e Gjykatës për ti dhënë apo jo fuqi prapavepruese vendimit të saj.

Zakonisht vendimet e Gjykatës nuk kanë fuqi prapavepruese. Ndaj të mos nxitohemi. Të presim zbardhjen e atij vendimi. Përndryshe gabimet janë të pashmangshme. Janë gabime që keqorientojnë opinionin publik, për fat të keq.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit