Home Bota Maqedonia e V...

Maqedonia e Veriut drejt rekomandimit të dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19

4
0

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19, pasi siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe priten edhe mutacione të reja të virusit. Filipçe tha se po shqyrtohet të gjitha mundësitë përfshirë edhe atë që vaksina të bëhet sezonale, ndërsa paralajmëroi edhe masa kufizuese për ata që nuk janë të vaksinuar.

“Priten mutacione të reja në koronavirus, kështu që një nga skenarët e mundshëm, është që qytetarët të marrin një dozë të tretë të vaksinës anti-covid dhe gjithashtu mundësia që ajo të bëhet sezonale. Ne do të diskutojmë masat e mundshme kufizuese, duke synuar së pari ata që nuk janë vaksinuar, sepse nuk ka nevojë të vendosim rrezik shtesë njerëzit që janë vaksinuar, duke e ditur se kjo është mënyra e vetme që ne të funksionojmë dhe të kthejmë jetën tonë në gjendjen normale”, tha Filipçe.

Masa kufizuese për të pavaksinuarit në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar mbi 530 mijë persona apo rreth 25 për qind e popullatës, prej tyre më shumë 380 mijë apo rreth 18 për qind me dy doza të vaksinës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit