Home Aktualitet Maqedonia e V...

Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar? Osmani: Do të përmbushet

54
0

Koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut, pjesë të marrëveshjes ka një klauzolë që u garanton shqiptarëve postin e kryeministrit në vitin e fundit të mandatit. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, thotë se kjo pjesë e marrëveshjes do të përmbushet, qoftë edhe për një ditë të vetme.

“Ka qenë strategji e jona të thyejmë këto “kështjella të qeverisjes” në baza etnike. Ju e dini çfarë ndodhi kur u zgjodh për herë të parë kryetari i parlamentit shqiptar. Kur u zgjodh për herë të dytë nuk ishte më lajm për shkak se u bë pjesë e normalitet, që ky shtet është i përbashkët i maqedonasve dhe shqiptarëve. E njëjta me ministrin e Jashtëm. Me kryeministrin është e njëjta gjë. Për ne është me rëndësi që edhe një ditë të vetme të jetë kryeministri shqiptar. Në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të mos jetë më e rëndësishme nëse kryeministri është shqiptar apo jo”, tha ai për ”A2Cnnn”.

Po ashtu i pyetur se cili mund të jetë emri i kryeministrit të parë shqiptar, Osmani tha: “BDI është një akademi politike dhe mos keni dilema se do të ketë shumë alternativa nga mund të zgjidhet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit