Home Sporti Martial bën g...

Martial bën gati valixhet, United përcakton shifrën e largimit të tij

83
0

Anthony Martial pritet të largohet shumë shpejt nga Manchester United. Sulmuesi është në kërkim të një aventure të re, pasi nuk ka vend në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, i cili e ka aktivizuar shumë pak në sezonet e fundit.

Futbollisti francez do të shitet për një shmë që varion nga 50 deri në 55 milinë euro. Francezi nuk ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës në asnjë nga 6 paraqitjet e tij deri më tani në këtë sezon, ndërsa sezonin e kaluar në 22 aktivizime ka shënuar vetëm 4 gola, shumë larg pritshmërive të tij.

Me shitjen e Martial klubi do të synojë Haaland të Borussia Dortmund. Largimi mund të ndodhë që në muajin janar në rast të ardhjes së një oferte të mirë financiare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit