Home Bota Masa të rrept...

Masa të rrepta në Greqi

19
0

Kryeministri i Greqisë, Mitsotakis në një mesazh televiziv mbrëmjen e së hënës, ka njoftuar rregullat e reja për vaksinim të detyruar të punësuarve në sektore të veçantë shtetërorë apo privatë, duke theksuar se synimi i qeverisë së tij është që në mes të verës të jenë vaksinuar 70% e qytetarëve.

“Bëhet i detyrueshëm vaksinimi i menjëhershëm i të punësuarve në azilet e pleqve, që janë kategoria më e prekshme. Ata që nuk e bëjnë këtë do të pezullohen nga puna nga 16 gushti e tutje. Nga 1 shtatori, vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet edhe për personelin mjekesor ne sektorin publik dhe privat”.

Në një moment kur në Greqi janë vaksinuar 5.3 milion me një dozë dhe 4.4 mln plotësisht, ndërsa varianti Delta i koronavirusit po përhapet gjithnjë e më shumë, kryeministri grek, ka theksuar se vendi nuk do të mbyllet përsëri nga qëndrimi i disa personave dhe se vetëm vaksinimi do të rikthejë normalitetin, ndaj dhe qeveria jep lehtësime për të gjithë të vaksinuarit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit