Home Aktualitet Masakra në Ve...

Masakra në Velipojë, 17-vjeçari mes plumbave: Pashë gjyshin..

17
0

Në masakrën e Velipojës, i përfshirë është edhe 17-vjeçari Elmedin Dyli, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 3 djemtë e Hasan Verracakut: Astrit, Abedin dhe Shyqyri Verracaku.

Elmendini punonte si kamarier tek hoteli i gjyshit të tij, Kujtim Verracaku. Konflikti për ndarjen e shezllonëve në plazh mes familjes Gocaj dhe Verracaku kishte nisur orë më përpara të asaj dite ndërsa në mbrëmjen e 26 qershorit janë takuar për tu sqaruar.

Në mbrëmje anëtarët e familjes, Verracaku, kanë shkuar tek lokali i djemve të Pjetrit Gocajt disa metra më tutje lokalit të tij, për t’u sqaruar dhe është ulur në tavolinë me njërin prej djemve të tij dhe pasi kanë biseduar ka krisur arma e zjarrit ku vëllai i tij ka qëlluar me automatik drejt Kujtimit dhe e ka vrarë atë.

17-vjeçari pasi ka mbaruar punë rreth orës 23:30, ka dalë me stafin e lokalit për të pirë kafe dhe aty ka dëgjuar debate që vinin përtej lokalit të Hasanit dhe siç kanë qenë bashkë kanë shkuar tek vendi në fjalë.

“Aty ka parë Hasanin që ishte në tavolinë me një person duke sqaruar debatin midis tyre, kishte edhe persona të tjerë të pranishëm. Në këtë kohë ka shkuar Kujtimi, gjyshi i tij dhe lëshon disa fjalë drejt tyre si “janë marrë këto, kush jeni ju” etj dhe aty ka dëgjuar krisma arme që i kanë ardhur në krah nga pas tij dhe ka parë që Kujtimi është rrëzuar në tokë. Aty kanë filluar edhe të shtëna me armë zjarri të tjera”.

Sipas Elmendit, armë ka pasur Kujtimi,(gjyshi i tij) Hasan Verracaku dhe Abedini, djali i Hasanit, kurse pala tjetër ka pasur automatik dhe gjyshi i tij Kujtimi është kundërpërgjigjur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit