Home Bota Maskër në Ath...

Maskër në Athinë, shqiptari vret shoferin dhe plagos 2 efektivë. Ekzekutohet nga patrulla

967
0

Mbrëmjen e djeshme Athina është tronditur nga një ngjarje kriminale, ku autori që më pas u bë edhe viktimë, është një shqiptar. Nga të shtënat me armë zjarri dy persona humbën jetën, tre të tjerë u plagosën, mes të cilëve dy policë.

Në kryqëzimin e dy rrugëve kryesore në Athinë, drejtuesit e dy mjeteve u përleshën me njeri tjetrin. Shoferi i parë doli nga makina dhe hapi zjarr duke plagosur rëndë shoferin tjetër, i cili ndërroi jetë në spital.

Pas sulmit autori në përpjekje për t’u arratisur grabiti një makinë. Ai ndaloi në një pikë karburanti dhe aty u përplas me patrullën e policisë greke, ndaj të cilëve hapi zjarr, duke lënë të plagosur dy efektivë. Policia iu kundërpërgjigj me armë zjarri dhe e qëlloi për vdekje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit