Home Aktualitet Maturanët në ...

Maturanët në Vlorë nuk dorëzohen, dalin në protestë: Testi ishte plagjaturë

16
0

Maturantët në Vlorë kanë protestuar sot, kundër sistemit të pikëzimit dhe testit të matematikës, që sipas tyre ishte plagjaturë. ”Kërkojmë të drejtat tona, testi ishte plagjaturë, nëse nuk shikohet sistemi i pikëzimit do të bojkotojmë provimin e nesërm”, tha një nxënës.

Një tjetër nxënëse, arsyeton numrin e pakët të tyre në protestë, me frikën e të tjerëve. ”Jemi kaq pak se vlonjatët kanë frikë të protestojnë, mendojnë se ne jemi me parti. Jam një studente e notës dhjetë, me këtë test nuk marr dot as 6. Të rishikohet sistemi i pikëzimit”,-thanë më tej.

Pas protestave nga maturantët, të cilët nuk pranonin kurrësesi provimin e Matematikës, bëri që sot ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi të deklarojë që do të ulet kufiri minikal i pikëve për çdo notë. Kushi sqaroi se pas analizës që grupet e punës bënë për testin e matematikës për nivelin e vështirësisë dhe përputhshmërinë e pyetjeve me programin, është vendosur që të ulet niveli i kufirit minimal të pikëve për çdo notë.

“Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”,-është shprehur Kushi.

Sipas njoftimit për shtyp, thuhet se MASR menjëherë pas provimit të matematikës ka ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit