Home Aktualitet Maturantët pr...

Maturantët protestë te Ministria e Arsimit për provimin me zgjedhje: Duam ripërsëritje të testit

42
0

Teksa dje ishte dhe provimi i fundit i Maturës Shtetërore, lënda me zgjedhje, maturantët janë hedhur sot në protestë. Një grup nxënësish janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit ku kërkojnë ripërsëritje të testit. Nxënës që kishin zgjedhur lëndë me zgjedhje Biologjinë apo dhe Fizikën, ndërkohë që shprehen se pyetjet ishin jashtë programit.

Me parulla në duar dhe me thirrje kundër Ministrisë, nxënësit kërkuan si alternativë që të hiqen ato pyetje që kanë qenë jashtë programit.

“Programi për provimin e Biologjisë ishte jashtë programit. Siç ishin ekosistemet. Nuk duam që të na falin pikë, pasi duam që të marrim vlerësimin e drejtë për atë ccka kemi punuar. Ne kërkojmë ribërjen e tekstit. Pikët që i përkasin pyetjeve jashtë programit, kërkojmë që të na eliminohen. Na u premtua se asgjë nuk do të jetë jashtë programit. Testi model nuk kishte lidhje me ato çka na u ofrua me testin e Maturës”, tha një maturante për mediat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit