Home Aktualitet Maturantët së...

Maturantët sërish në protestë: Çfarë dege do të fitojmë?

3
0

Sërish maturantët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, edhe pse në numër më të vogël, ata nuk tërhiqen edhe pse sot ministrja Evis Kushi pranoi që të ulë kufirin minimal të pikëve. Ata shprehen sërish të pakënaqur, duke përmendur se nuk do të munden të fitojnë asnjë degë të vlefshme.

“Kjo ka për të shkuar deri në bojkotim, ajo po kërkon që të na zbusë, por çfarë dege do të fitojmë, duke na e çuar notën nga 4 në 5”, tha njëra nga protestueset.

Kujtojmë se protesta e këtij viti është shkaktuar pasi maturantët janë shprehur se provimi i Matematikës ishte shumë i vështirë dhe jashtë pritshmërive të tyre. Simboli i protestës së këtij viti është “Sindi”, nga njëri prej ushtrimeve në teze, kurse një vit më parë ishte “Turi”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit