Home Sporti Mbappe te Rea...

Mbappe te Real Madridi? Reagojnë përfaqësuesit e tij: Nuk ka asgjë të re!

42
0

Kylian Mbappe është në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germain dhe nga janari ka të drejtën për të negociuar me klubin e tij të ardhshëm. Real Madrid është në “pole position” për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit, teksa së fundmi u përfol edhe për arritjen e akordit mes palëve.

Megjithatë, për të vendosur “Pikat mbi I”, reaguan përfaqësuesit e sulmuesit të PSG duke theksuar se ende nuk ka akord me spanjollët dhe se Mbappe nuk do të ndikohet nga askush për të ardhmen e tij.

“Nuk ka asnjë të re dhe asnjë marrëveshje për të ardhmen e Mbappe. Nuk ka pasur diskutime për një transferim të mundshëm. Duam të theksojmë se askush dhe asgjë nuk do të ndikojë në vendimin e Mbappe për të ardhmen. Gjithçka do të vijë në momentin e duhur”, ishte reagimi i përfaqësuesve të francezit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit