Home Aktualitet Nënshkruhen m...

Nënshkruhen marrëveshjet dhe memorandumet ndërqeveritare Shqipëri-Maqedoni

54
0

Këtë të hënë të 14 nëntorit, në Shkup u mbajt mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshjet mes dy qeverive

1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë

2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-thanë/Kjafasan.

3. Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022-2025.

4. Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital

5. Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.

6. Memorandum bashkëpunimi për njohjen e ndërsjelltë për lehtësim të aktiviteteve të operatorëve turistik.

7. Memorandum bashkëpunimi për shkëmbimet tregtare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit