Home Aktualitet Mblidhet Kësh...

Mblidhet Këshilli për Rregulloren për mandatin e Olta Xhaçkës. Ministrja përfaqësohet nga avokati i saj

81
0

Është mbledhur Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u diskutua lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, pas akuzave të opozitës se burri i saj ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik. Mbledhja nisi në orën 13:00, ndërkohë Xhaçka përfaqësohet nga avokati i saj, Genc Cifligu.

 

14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, me arsyetimin se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Për demokratët kjo është shkelje e rendë e kushtetutës dhe ligjit, për shkak se deputetit i ndalohet të përfitojë pasuri publike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit