Home Rajoni Mbyllen 4 kom...

Mbyllen 4 komuna serbe në Dragash, Sveçla: S’ka vend për struktura paralele

44
0

Luftën më strukturat paralele, autoritetet në Prishtinë duket se nuk e kanë vetëm në veri. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Kranisiqi, njoftuan përmes një videoje në Facebook se kishin mbyllur të premten 4 komuna paralele serbe që vepronin jashtëligjshëm në qarkun e Dragashit, në jug të vendit.

Një prej këtyre strukturave, e vendosur në fshatin Vranisht, ka operuar ilegalisht për gjithë këto vite, duke lëshuar dokumente për komunat e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Sveçla e bëri të qartë se institucioni i vetëm i Serbisë në Republikën e Kosovës do jetë ambasada e saj në Prishtinë.

“Ashtu siç edhe jemi zotuar në çdo cep të Republikës së Kosovës do të luftohet kriminaliteti, ilegaliteti dhe çdo lloj tjetër shkelje ligji. Në Republikën e Kosovës do të ketë organe legjitime, të cilat do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim. Nuk ka vend për Serbinë përveç ambasadës së saj në Prishtinë”, tha Sveçla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit