Home Aktualitet Mbyllja e kol...

Mbyllja e kolegjit turk ”Mehmet Akif”, Kushi: Shitën godinën për qëllime fitimi

58
0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, foli dhe një herë për shkaqet që çuan në mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy”. Në fjalën e saj, theksoi se kolegji u mbyll sepse pronarët kishin shitur godinën e mëparshme për qëllime fitimi dhe nxënësit i kishin dërguar në një godinë tjetër, pa bërë verifikimet e nevojshme, gjë që ishte në kundërshtim me ligjin. Kushi garantoi nxënësit dhe prindërit se ministria po bën maksimumin për akomodimin e nxënësve në shkolla të tjera të sigurta.

“Do ta nis nga mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif”. Të vetmit që i mirëkuptoj në këtë histori janë nxënësit dhe prindërit, pasi janë mësuar, familjarizuar dhe e kanë të vështirë të lëvizin drejt një shkolle tjetër. Dua që t’i garantoj të gjithë nxënësit dhe prindërit që ne po bëjmë maksimumin dhe do t’i ofrojmë të gjitha mundësitë për t’i akomoduar dhe përshtatur ata në shkolla, qoftë pranë vendbanimit të tyre, apo sipas preferencave që kanë.

Ata që nuk u mirëkuptoj aspak, janë ata politikanë që duan të bëjnë protagonizëm dhe që bëjnë ekspertin në çdo fushë, që nuk lexojnë as faktet, as ligjin, por bëjnë gjithcka në interes të partisë së tyre.

Kanë shitur godinën për arsye fitimi dhe i kanë marrë nxënësit e i kanë çuar në institucion tjetër pa bërë verifikimet përkatëse. Për këtë shkelje, ligji parashikon heqjen e licencës. Si mund t’u dilni ju në mbrojtje shkelësve të ligjit? Të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit dhe ta respektojmë në mënyrë të barabartë”, tha Kushi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit