Home Aktualitet Me armë në du...

Me armë në duar, policia ngre pika kontrolli në Vlorë dhe Korçë

468
0

Në kuadër të planit të masave për ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qarkun, me qëllim kapjen e personave në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave për armëmbajtje pa leje, si edhe për lëndë narkotike.

Po ashtu edhe sektori i qarkullimit rrugor me qëllim konstatimin e përdoruesve të rrugës, të cilët konsumojnë pijë alkoolike dhe që janë pa dokumentacionin e duhur.

E njëjta situatë, por të pranishëm janë edhe efektivë të FNSH, po ndodh në Vlorë. Bëhet e ditur se në hyrje të Vlorës janë duke u zhvilluar kontrolle në automjete për persona me precedentë. Mësohet se edhe gjatë javës janë kryer kontrolle në disa zona të qytetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit