Home Kosova Medaljet e ar...

Medaljet e arta në “Tokyo 2020”, Kosova shpërblen kampionet me nga 100 mijë euro

54
0

Qeveria e Kosovës ka shpërblyer sot xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, të cilat fituan medalje të arta dhe u shpallën kampione në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Bashkë me to u shpërblye edhe trajneri i tyre Driton Kuka. Kampionet olimpike do të përfitojnë nga 100 mijë euro, kurse trajneri nga 50 mijë për çdo medalje.

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku tha se Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë krenaria e Kosovës dhe u zotua se asnjëherë nuk do të ndihmojë përkrahja e qeverisë së Kosovës për sportistët elitarë.

Xhudistja Nora Gjakova e falënderoi ministrin dhe shtetin e Kosovës, i cili gjithmonë ka qenë të krah të tyre, ndërsa Distria Krasniqi e shprehu falënderimin për këtë shpërblim të merituar, pasi mundi dhe sakrificat e sportistëve fatmirësisht po shpërblehen nga shteti. Sakaq, trajneri Driton Kuka u zotua se do ta vazhdojë rrugën drejt suksesit, përkundër pengesave nëpër të cilat po hasin sportistët për shkak të politikës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit