Home Forum Mentor Kikia:...

Mentor Kikia: Mbani fëmijët njerëz!

542
0

Nga Mentor Kikia

I tronditur dhe pa fjalë! 19 vjeçar ikën nga kjo botë, vetëm për një konflikt në rrjetet sociale.

E tmerrshme, e llahtarshme ajo që ka ndodhur sot në Fier! Kush ka kurajë ti ngushëllojë prindërit e tij sot?

Autori, një 18 vjeçar. Tre të rinj ishin takuar të sqaroheshin për ato që kishin debatuar në rrjetet sociale.

U sqaruan! Njëri vdes, njëri në reanimacion, njëri në burg.

Mbani fëmijët njerëz! E di që nuk kontrollohet dot makineria gjigande e rrjeteve sociale, por kontrolli fëmijët, sa të mundni.

Paqe për shpirtin e një djali, që paradite shkonte në shkollë e pasdite në punë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit