Home Aktualitet Mesazhi i At ...

Mesazhi i At Fishtës më aktual se kurrë: Shqyptarët dhe Shqypnija janë … si i don armiku

56
0

Një lexues i drejtohet gazetës me një pjesë të shkëputur nga një libër i shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, për të përshkruar situatën aktuale që po kalon Shqipëria.

“Po e mbyll komunikimin tim me lexuesin për sonte me një pjesë të shkëputur nga libri i shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, me titull “Mosmarrëveshja”, (me shënimin: Mbi raportet e Shqipërisë me vetveten”.

Në këtë libër, Ismail Kadare, na tregon se më shumë se 100 vjet më parë, (më ekzakt, në vitin 1914), poeti ynë i mirënjohur Gjergj Fishta kishte shkruar dramën e tij të shkurtër me titull: “Nën hajat të Parrizit (Parajsës)”, me dy personazhe kryesore, Skënderbeun dhe Djallin. (Vazhdon)

Te porta e Parajsës zhvillohet ky dialog, midis heroit tonë kombëtar, Skënderbeut dhe djallit, që sapo ka mbërritur në tokë nga një udhëtim i gjatë plot lajme:

Skënderbegu: “Si janë, pra, shqyptarët dhe Shqypnija?”

Djalli: “Si janë?…Si i don armiku!”

Gjergj Fishta i shkroi këto skena në 1914, pra dy vjet pasi Shqipëria ishte krijuar si shtet. Sot  një shekull e më shumë më pas, drama e Gjergj Fishtës tingëllon më aktuale se kurrë”, shkruan populli në rrjetet sociale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit