Home Aktualitet Messi fiton &...

Messi fiton “Topin e Artë” për herë të tetë, thellon diferencën me rivalin Ronaldo

24
0

Nuk ka asnjë dyshim më, pasi këtë mbrëmje në Paris, Lionel Messi fitoi çmimin e madh “Topi i Artë 2023”. Ylli argjentinas fitoi për herë të tetë trofeun më prestigjioz në aspektin personal, Topin e Artë duke lënë pas në këtë garë Erling Haaland (vendi i dytë) dhe Kylian Mbappe (vendi i tretë).

Triumfi në Botërorin e Katarit me Argjentinën ishte vendimtar teksa Lionel Messi udhëhoqi Albicelestet drejt titullit të tretë në histori. “Pleshti” fitoi kështu garën me konkurrentin e tij më të fortë Erling Haaland teksa norvegjezi ishte protagonisti kryesor në tre titujt e Manchester Cityt sezonin e kaluar, Premier League, Champions League dhe FA Cup.

Golat dhe trofetë nuk mjaftuan për të mposhtur Messin që tashmë thekson gjithnjë e më shumë emrin e tij me gërma të artë në historinë e futbollit. me tetë Topa të Artë.

Messi thellon edhe më shumë diferencën me rivalin e tij të madh Cristiano Ronaldo që mbetet në kuotën e pesë trofeve ndërsa sa i përket të ardhmes, bëhet gjithnjë e më e vështirë për dikë të kalojë rekordin e argjentinasit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit