Home Sporti Messi i papër...

Messi i papërmbajtshëm, shënon dy gola të tjerë te Inter Miami (VIDEO)

31
0
FORT LAUDERDALE, FLORIDA - JULY 21: Lionel Messi #10 of Inter Miami CF celebrates after kicking the game winning goal during the second half of the Leagues Cup 2023 match between Cruz Azul and Inter Miami CF at DRV PNK Stadium on July 21, 2023 in Fort Lauderdale, Florida. (Photo by Stacy Revere/Getty Images)

Leo Messi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Amerikë. Pasi realizoi një supergol në debutimin e tij, argjentinasi u bë protagonist sërish teksa shënoi dy herë në duelin që Inter Miami fitoi 4-0 ndaj Atlanta.

Kampioni i botës realizoi në minutën e 8 teksa u gjet i vetëm përballë portierit dhe pas dy tentativash dërgoi topin në rrjetë. Por spektakli i tij nuk mbaroi me kaq.

Në pjesën e parë, Messi shënoi dhe golin e dytë duke ia bërë më të lehtë lojën skuadrës që shënoi dhe dy herë të tjera me autor Tejlor. Një sukses i rëndësishëm ky për Inter Miami që regjistron fitoren e dytë radhazi në Kupë, ndërsa në kampionat vijon të mbetet në vendin e fundit.

Në dy muajt e fundit, ekipi nga Miami kishte zhvilluar 13 ndeshje nga të cilat ka humbur 8, ka barazuar 3 dhe ka fituar vetëm 2 ndeshje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit