Home Sporti Messi: Jam i ...

Messi: Jam i lumtur te Argjentina, por pas Katarit gjithçka mund të ndryshojë

56
0

Lionel Messi shënoi emrin e tij në listën e golashënuesve të Argjentinës në fitoren e fundit ndaj Venezuelës me rezultatin 3-0, një sfidë e vlefshme për kualifikueset e Katar 2022, teksa kombëtarja Albiceleste e ka siguruar pjesëmarrjen në Botëror.

Pas sfidës, sulmuesi i PSG ngriti shumë pikëpyetje për vazhdimësinë e tij me përfaqësuesen teksa u shpreh se pas Kupës së Botës në dhjetor, shumë gjëra do të ndryshojnë.

“Nuk e di çfarë do të bëj pas Kupës së Botës në Katar, po mendoj vetëm për ndeshjen e radhës që është ajo ndaj Ekuadorit. Pas Katarit do të më duhet të reflektoj dhe të mendoj. Jam i lumtur te Argjentina, fituam edhe Kupën e Amerikës dhe kjo e ka përmirësuar ambientin.

Më vjen mirë që të gjithë te Argjentina më bëjnë të ndihem i lumtur, por nuk e di si do të shkoj pas Botërorit. Me siguri shumë gjëra do të ndryshojnë pas Kupës së Botës”, u shpreh Messi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit