Home Aktualitet Meta apo Krye...

Meta apo Kryemadhi në krye të LSI? Xhixho jep përgjigjen

257
0

Ilir Meta apo Monika Kryemadhi do të jetë në krye të LSI-së? Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho shpjegoi qëndrimin e saj përsa i përket zhvillimeve në parti dhe konventën e pritshme të 25 korrikut, duke besuar në rikthimin e Metës.

“Do të jetë vendimmarrje e strukturave të LSI, nuk di ta them, nuk di as vizonin e Metës, as qasjen e tij. Ai është ende president në detyrë duhet të jetë ai që vendos. LSI ka padurimin e saj për rikthimin e Metës si faktor i rëndësishëm. Presidenca e tij nuk ka qenë e lehtë, mungesa e Gjykatës Kushtetuese, ishte i vetëm kundrejt regjimit dhe të gjitha sfidat i ka fituar.

Çdo faktor, çdo qytetar i shërben vendit sidomos në këtë moment kur mazhoranca ka kapur çdo gjë. Uroj shumë që ajo konventë dhe vendimmarrja e saj të shënojë shumë për LSI e të ardhmen e saj dhe besoj që ridimensionimi, hapja dhe rikthimi i Metës do të japë një opozitë të fortë LSI-së”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit