Home Aktualitet Meta heq koll...

Meta heq kollaren dhe xhaketën në takim me të rinjtë: Koha për të përveshur mëngët

54
0

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë që e ka nisur duke hequr xhaketën dhe kollaren. “Koha për të përveshur mëngët”, nisi Meta fjalën e tij.

Ai theksoi më tej se Shqipëria është në një drejtim të gabuar dhe shumë të gabuar, por nuk do të jetë më kështu duke u fokusuar te shpopullimi si një dramë dhe armik të së ardhmes së vendit.

Pas vendimit historik për krijimin e Partinë e Lirisë kisha kënaqësinë dhe kam kënaqësinë që një nga takimet e para ta zhvilloj me ju si përfaqësues të studentëve dhe gjimnazistëve të qytetit.
Shqipëria është në një drejtim të gabuar dhe shumë të gabuar, por nuk do të jetë më kështu, prandaj e kemi sot edhe partinë e Lirisë si Parti të shpresës, të rinisë, si një parti kundër shpopullimit, dramës jo vetëm më të madhe që po përjeton çdo familje shqiptare, por njëkohësisht dhe kundër armikut më të madh të së ardhmes së Shqipërisë dhe interesave kombëtare. Që Shqipëria është në drejtimin e gabuar nuk është një retorikë dashakeqe, është një e vërtetë thellësisht shqetësuese dhe ulëritëse që e tregojnë të gjitha faktet”, tha Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit