Home Aktualitet Meta vlerëson...

Meta vlerëson Luçiano Boçin në Elbasan: Faleminderit që ke ndezur flakën e fitores!

22
0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vlerësuar kandidaturën e Luçiano Boçit në Elbasan, ndërsa ka treguar synimin e tij për këtë qark, duke thënë se rezultati për zgjedhjet do jetë 7-0.

“I dashur kryebashkiak i Elbasanit, Luçiano Boçi. Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën kur Boçi la mandatin e deputetit për t’iu kthyer identitetin qytetarëve. Qyteti u nëpërkëmb nga sekti i Rilindjes. Ti nuk je vetëm përfaqësues i koalicionit tonë, por përfaqësues i opozitës qytetare elbasanase. Faleminderit që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. Elbasani duhet të dalë 7-0. Është krim të lëmë popullin e Gramshit në dorë të atyre që zihen me grushte, apo atyre të Librazhdit që zihen për tenderat. Ndaj votoni kandidatët tanë”, tha Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit