Home Sporti Milani ngulmo...

Milani ngulmon për Asension, por duhen 20 milionë euro

50
0

Milani ka vënë në shënjestër Marco Asensio. Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, transferimi mund të kryhet edhe sepse Stefano Pioli ka një stil loje shumë të përputhshëm me atë të spanjollit.

Trajneri i kuqezinjve nuk është i vetmi që vlerëson cilësitë e playmakerit të Real Madridit, duke qenë se Paolo Maldini dhe Frederic Massara, dy të ngarkuarit për të bërë merkato për Djallin, e konsiderojnë blerjen e duhur për të ngritur nivelin në Europë.

Gjithsesi duhet kuptuar dhe vullneti i vet lojtarit, teksa i skadon kontrata në 2023 me Los Blancos dhe ende po reflekton për mundësinë e një të ardhme të Reali.

Perez ndërkohë mund ta lërë të lirë për shifrën e 20 milionë eurove, ndërkohë që Milani gjithashtu duhet të përgatisë një kontratë me 5 milionë euro në sezon për lojtarin. /Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit