Home Sporti Milinkovic-Sa...

Milinkovic-Savic çmend Lazion, Juventus gati ta rrëmbejë falas në verë

71
0

Lazio është duke përgatitur një propozim të ri për Sergej Milikovic-Savic në lidhje me rinovimin e kontratës, pasi kanë frikë se mund ta humbasin me kosto zero në fundin e sezonit. Mesfushori serb po zhvillon një tjetër sezon të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Sarrit, teksa duket se është kthyer në formën e tij më të mirë.

3 gola dhe 5 asist në 9 javët e para, janë statistika mëse bindëse për ta cilësuar si një nga mesfushorët më të mirë në botë. Juventusi e ndjek prej kohësh Milinkovic-Savic dhe synon që të arrijë një akord me lojtarin në merkaton e dimrit për ta rrëmbyer më pas verën e ardhshme.

Ky duket se mund të jetë skenari më i mundshëm, ndërkohë që në garë është edhe skuadra e PSG apo Manchester United. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit