Home Sporti Minifutboll/ ...

Minifutboll/ Shqipëria barazon ndaj Francës në ndeshjen e parë të Europianit

31
0

Shqipëria e nis me barazim pa gola rrugëtimin në Europianin e minifutbollit. Kuqezinjtë u ndalën në rezultatin 0-0 përballë Francës në sfidën e parë të grupit E, në takimin e luajtur në Kishinau të Moldavisë.

Pavarësisht një starti të ngadaltë, kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko e morën shpejt veten dhe filluan të rrezikonin. Në minutën e 11’, Shqipëria krijoi rastin e parë, teksa pati mundësinë për të përfituar kur Franca luajti me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit me karton.

Pjesa e dytë e gjeti Shqipërinë superiore dhe duke marrë më tepër përsipër, por tentativa e minutës së 23-të, nuk përfundoi në rrjetë. Rasti më flagrant u regjistrua në minutën e 36-të, kur Gokaj goditi portën me portierin e rrëzuar, por mbrojtësi i Francës devijoi topi në vijën fatale.

Një pikë për Shqipërinë në ndeshjen startuese, teksa të enjten dhe të premten do të zhvillojë dhe tre përballje përcaktuese për fatet e kalimit të grupit.

Të enjten, kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ukrainës në 18:00. Ndërsa, të premten do të zhvillojnë dy takime, fillimisht në 12:00 përballë Lituanisë dhe në orën 21:00 ndaj Serbisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit