Home Aktualitet Ministri Ball...

Ministri Balla me zyrtarin britanik: Asnjë anije me emigrantë shqiptarë gjatë janarit

23
0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot se gjatë muajit janar ka patur zero anije të vogla me emigrantë shqiptarë drejt Britanisë së Madhe. Balla përcolli në rrjetet sociale detaje nga takimi i zhvilluar të martën me gjeneralin Stuart Skeates, Koordinator Special i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Emigracionin e Paligjshëm

“Zero anije të vogla me emigrantë shqiptarë drejt Britanisë së Madhe për janarin 2024. Në takimin me gjeneralin Stuart Skeates, Koordinator Special i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Emigracionin e Paligjshëm, ndamë rezultatet e taskforcës së përbashkët, të cilat janë domethënëse me një ulje prej 93 % të rasteve të emigrantëve shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar. Shqipëria mbetet një partner i besueshëm në luftën e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm, krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve”, shkruan Balla.

Lidhur me takimin, ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë. Ambasada britanike njoftoi se drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve Strategjike në Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë e Bashkuara, Stuart Skeates ndodhet në Shqipëri ku mori pjesë në takimin e radhës të Komitetit të Përbashkët Mbikëqyrës, të cilin ai e drejton bashkë me Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.

“Komiteti diskutoi për planin e punës për vitin 2024, duke u mbështetur mbi sukseset e vitit të kaluar, përfshirë edhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore si edhe ndalimit të barkave të vogla”, shkruan Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit