Home Aktualitet Ministri Çuçi...

Ministri Çuçi: S’ka marrëveshje të fshehtë me Iranin kundër MEK, aludim keqdashës

57
0

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se nuk ka një marrëveshje të fshehtë mes qeverisë shqiptare dhe Iranit, siç është aluduar kundër organizatës MEK që janë strehuar në Manzë të Durrësit. Çuçi e quajti këtë një pretendim keqdashës, duke dhënë 2 arsye përse nuk është aspak e vërtetë. “Është pretendim i argumentuar dhe i pabazuar, e para sepse qeveria shqiptare nuk është ajo që ka ndërhyrë në kampin e MEK, por Gjykata dhe e dyta është qartë regjimi ynë ndaj Iranit, ne në vjeshtën e kaluar kemi ndërprerë marrëdhënien diplomatike me këtë regjim, aludimet janë keqdashëse”, tha Çuçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit