Home Aktualitet Ministri i Dr...

Ministri i Drejtësisë, Manja: Krimi vret, por nuk na dobëson

234
0

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se krimi vret, por nuk dobëson dhe nuk e mposht vendin në rrugën për të vendosur drejtësi. Vrasja e nënkomisarit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha ndodhi në mëngjes, por vetëm tani vjen reagimi nga Manja, i cili në facebook thekson se ”lutemi bashkarisht për shpirtin e babait të dy fëmijëve, bashkëshortit shembullor, birit të dashur dhe punonjësit të devotshëm të policisë”.

Postimi i plotë

Trishtim dhe hidhërim për vrasjen në detyrë të oficerit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, mbrojtës i rendit dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë! Lutemi bashkarisht për shpirtin e babait të dy fëmijëve, bashkëshortit shembullor, birit të dashur dhe punonjësit të devotshëm të policisë. Krimi vret, por nuk na dobëson dhe as na mposht në rrugën për të vendosur drejtësinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit