Home Aktualitet Ministri Pele...

Ministri Peleshi: Shuhen 15 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit

37
0

Pas shumë orësh në “luftë” me zjarret, 15 vatra zjarri janë shuar në zona të ndryshme të territorit të vendit, gjatë 24 orëve të fundit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në rrjetet sociale ku theksoi se “po punohet me intensitet në vetëm 2 vatra aktive për neutralizimin e tyre”.

“Në fshatin Krastë, njësia administrative Fushë-Krujë, puna vazhdon për zjarrin e rënë në një sipërfaqe me pisha ku situata është nën kontroll. Gjatë gjithë natës dhe pa ndërprerje po punohet në vendgrumbullimin e mbeturinave të qytetit Elbasan, për kapsulimin e vatrave pas zjarrit me përmasa të mëdha, pasditen e djeshme”, theksoi Peleshi.

Ministri Peleshi bëri të ditur se “71 forca të emergjencave civile dhe efektivë të Forcave të Armatosura nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit”.

Sipas tij, 16 mjete zjarrfikëse dhe 10 mjete ndihmëse i janë bashkuar këtij operacioni duke përmirësuar situatën e vështirë të krijuar nga temperaturat e larta që krijohen nga djegia e mbeturinave. “Të gjitha kapacitetet në nivel vendor dhe qendror janë në gatishmëri të plotë për mbajtjen nën kontroll të situatës”, tha Peleshi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit